Mirëserdhët në Faqen Zyrtare të Internetit të Dhomës Greko-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë.

- KONSTANTINOS YDRAIOS
President
Dhoma është një organizatë zyrtare e themeluar për të forcuar lidhjet tregtare të biznesit dhe bashkëpunimit midis dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë, si dy bashkëpunëtorë tregtie që në kohët e lashta e gjatë një pjese të mirë të historisë së civilizimit.
Dhoma u krijua me iniciativën e biznesmenëve Grekë dhe Shqipëtarë dhe i drejtohet pikërisht bizneseve Greke dhe Shqiptare, po ashtu dhe personave Fizik me qëllim që të funksionojë si një organizëm përfaqësues, si dhe forum për shkëmbimet e informacionit, ideve, përshtypjeve dhe këshillave ndërmjet anëtarëve dhe kujtdo që është i interesuar, në mënyrë që të promovohen interesa pozitive, për të dy shtetet.
Sot, Dhoma është pjesë dhe bashkëpunëtore me Institucionet më të rëndësishme të të dy shteteve, anëtare e Unionit të Dhomave dhe bashkëpunëtore me të si dhe me Dhoma të tjera private në Shqipëri, gjithashtu me Dhomat Greke të Tregtisë të Athinës, Selanikut, Pireut, Patrës dhe Organizata të tjera vendase dhe Ndërkombëtare të domosdoshme për biznesin.
Prandaj, ju ftojmë të vizitoni më tej Faqen tonë Zyrtare, e cila do t’iu shërbejë si një mjet informues mbi anëtarët tanë, shërbimet tona, aktivitetet, projektet, programet promovuese, lajme, për anëtarë dhe të tjerë.
Anëtarët mund të përdorin ketë Faqe për të reklamuar kompanitë e tyre dhe shërbimet e ofruara në mënyrë që të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Kjo faqe përmban, gjithashtu disa «links» të dobishme me faqe të tjera Interneti, duke ju ofruar akses të shpejtë dhe komod në informacione shtesë, të cilat lidhen veçanërisht me komunitetin e biznesit.
Në më pak se një vit funksionimi të saj, Dhoma ka mbledhur rreth vetes 200 anëtarë, përfshirë kompanitë më të mëdha Greke, Shqiptare dhe multinacionale, si dhe kompani të mesme e të vogla.
Luteni të vazhdoni me leximin e pjesës tjetër të faqes.
Mos hezitoni të na kontaktoni dhe konsideroni si një bashkëpunëtor serioz dhe afatgjatë në aktivitetin tuaj ekonomik.
Faleminderit që na vizituat!



