< Workshop me temë Burimet e Rinovueshme Energjetike
17.05.2011 03:42 Age: 1 yrs
Category: News

Intervistë me Znj. Krisanthi Pasadhi, Këshilltare e Parë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Tiranë


Zonja Krisanthi Pasadhi, Këshilltare e Parë për Cështjet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, është vendosur në Tiranë në dhjetor 2010. Në intervistën e saj, ajo na flet për veprimtaritë tregtare të dy vendeve tona, perspektivat dhe programet e duhura për të lehtësuar aktivitetet e përbashkëta ekonomike. Ne, e falenderojmë për disponibilitetin dhe përgjigjet e sinqerta.

Pyetje 1. Zonja Passadi, si mendoni se po shkojnë veprimtaritë tregtare të Greqisë dhe Shqipërisë në vitet e fundit dhe cila mendoni se është perspektiva në të ardhmen?

Së pari do të doja të ju falënderoj që më dhatë këtë mundësi për të komunikuar nëpërmjet revistës tuaj me një komunitet të biznesit, me të vërtetë dinamik në Shqipëri.
Greqia mbetet në mënyrë të qëndrueshme një partner strategjik dhe ekonomik, jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe veprimtariritë ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve jo  vetëm në vitet e fundit, por gjatë gjithë dekades, kanë paraqitur  një zgjerim të konsiderueshëm, i cili pasqyron klimën shumë të mirë të biznesit dhe besimin e ndërsjelltë.


Në sektorin e tregtisë, në veçanti, Greqia, ruajti edhe gjatë vitit 2010 vendin e dytë mes partnerëve më të mëdhej tregtarë të Shqipërisë, vlera e volumit të tregtisë dypalëshe ishte në nivel shumë të kënaqshëm dhe arriti shumën 71.4 miliarde Lek, edhe  pse e  reduktuar  në krahasim me vitet 2008 - 2009 (74,3 dhe 74.6 miliarde lekë). Vlen gjithashtu të theksohet se veçanërisht vitin e kaluar (2010), kontributi i eksporteve shqiptare në Greqi në zhvillimin e tregtisë dypalëshe ishte i rëndësishëm, pasi vlerat shënuan, në krahasim me vitin 2009, një rritje të ndjeshme prej 14.7 % dhe kryesisht kompensoi uljen e 6.4% të vlerës së importeve të Shqipërisë    nga    Greqia.

Megjithë rënien aktuale ekonomike, efektet e krizës globale financiare dhe problemet me të cilat përballen dy vendet tona, forcimi i mëtejshëm i transaksioneve tona komerciale, është zgjidhja e vetme në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet të bashkojmë forcat dhe të punojmë të gjithë me përgjegjësi dhe këmbëngulje, si entet publike,  sektori privat ashtu edhe komuniteti i biznesit. Perspektivat janë pozitive, por për të qenë efektive, nevojitet, sipas mendimit tim, intensifikim i bashkëpunimit dhe veprimtarisë  së përbashkët, që synon, së pari në përmirësimin e rolit të secilit vend në tjetrin, dhe së dyti mbështetjen për orientimin ekstrovert të të dy palëve.

Pyetje 2. A mendoni se realizimi i programeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe se marrëdhëniet zyrtare në fushën ekonomiko-tregtare shkojnë drejt nivelit të duhur sic do të dëshironin  të dy popujt tanë (të drejtpërdrejta – thelbësore – efektive)?

Mendoj se detyrë kryesore e udhëheqjeve politike të të dy shteteve, është kryesisht përcaktimi i strategjive, krijimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit institucional, bisedimet, kontaktet dhe dialogjet e vendosura ndërmjet tyre, me qëllim që të lehtësohet zhvillimi i marrëdhënieve dy palëshe ekonomike dhe tregtare dhe zgjerim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy palëve në të gjitha nivelet.
Dhe këto të dhëna janë të vlefshme në rastin në fjalë.
Gjithashtu Greqia përbën shtetin donator më të madh të Shqipërisë, e cila ofroi një shumë të konsiderueshme, me vlerë 55 milionë dollarë amerikanë në vitin 2009, ndërsa ka treguar se e përkrah dhe në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke i ofruar mbështetje thelbësore kësaj përpjekjeje të rëndësishme dhe parashikimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Por, pjesa tjetër mbetet detyrë e jona, e shërbimeve të prodhimit, dhomave dhe organizmave të biznesit dhe vetë bizneseve, ta përdorim kuadrin institucional aktual dhe të ndërmarrim iniciativa të dobishme në mënyrë reciproke, apo dhe nga partneritetet dhe bashkëpunimet të vendosim në të mirë të shteteve tona burimet e disponueshme të komunitetit, p.sh me pjesëmarrjen e përbashkët në Programe Europiane të Bashkëpunimit Ndërkufitar, siç është “IPA – Adriatik 2007 – 2013” apo “Greqi – Shqipëri 2007 – 2013”.
Kjo e fundit në fakt përbën një mjet të vlefshëm dhe efektiv të zhvillimit ekonomik dhe unitetit territorial që u ofron mundësinë shërbimeve dhe organeve të sektorit publik, si dhe organizmave jo fitimprurëse e fushave të përzgjedhura të dy shteteve, të financojnë realizimin e programeve të përbashkëta në fusha të përzgjedhura sipas përparësisë, siç është turizmi jetik, mbrojtja e mjedisit, metoda alternative të energjisë, etj.

Pyetje 3. A është shënuar zhvillim pozitiv në bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve dhe në veprimtarinë e investimeve të bizneseve greke në Shqipëri? Cilat janë problemet me të cilat përballen?

Përtej sektorit të tregtisë, të cilit i jam referuar gjerësisht, prania e biznesve greke në Shqipëri mbetet veçanërisht e vlefshme dhe tepër e fuqishme. Një shifër e rëndësishme, rreth 270 biznese të interesave greke ushtrojnë veprimtari sot në gjithë territorin shqiptar dhe ndikojnë ndjeshëm te zhvillimi ekonomik i vendit. Greqia zë në mënyrë të qëndrueshme një nga vendet e para mes investitorëve më të mëdhenj të Shqipërisë, ndërkohë që kompani të mëdha greke kanë investuar shuma marramendëse, duke kontribuar dukshëm në modernizimin e infrastrukturës dhe në zhvillimin e degëve bazë të ekonomisë së vendit, siç janë telekomunikacioni, bankat, shkencat kompjuterike, shëndetësia, etj., por dhe në hapjen e vendeve të reja të punës apo në trajtimin profesional të forcës punëtore në vend.
Marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe miqësisë, afërsia gjeografike, kostoja e ulët e transportit, prania e minoriteteve greke, njohja e gjuhës greke nga një numër i madh i popullsisë shqiptare, kostoja relativisht e ulët dhe cilësia e forcës punëtore, përbëjnë faktorët kryesorë që i nxitin biznesmenët grek të zgjedhin Shqipërinë, si shtetin e realizimit të investimeve dhe ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Për më tepër, niveli i ulët i taksave, zvogëlimi i korrupsionit dhe përmirësimi i funksionimit të shtetit në përgjithësi, përbëjnë kritere pozitive për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Pa dyshim që ka dhe probleme, si p.sh vonesa të dukshme në kthimin e TVSH-së, bllokime në çështjet e pronave ose paqartësi dhe boshllëqe në kuadrin ligjor, duke përmendur këtu disa nga problemet që kam hasur në tremujorin e mbajtjes së pozicionit në Zyrën e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Tiranë.
Si rrjedhojë, dhe duke marrë parasysh të dhënat ekonomike të sotme, mendoj se marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare do të vazhdojnë dhe më pas rritjen e tyre, ndërkohë që do të vihet re zhvillim edhe në veprimtaritë e eksportit ndërmjet dy shteteve.

Pyetje 4. A jeni dakort me qëllimin e vazhdimit të përpjekjeve të forcimit të bashkëpunimit dhe a mendoni se do të gjenden mënyra për lehtësimin e veprimeve dhe ndoshta për koordinimin nga ana juaj për planifikimin e aktiviteteve të kontakteve dypalëshe, të takimeve për sa i përket bizneseve dhe energjisë, etj, në Greqi dhe Shqipëri gjatë këtij viti apo vitin e ardhshëm?

Siç e përmenda dhe më sipër, fuqizimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i takimeve dhe kontaktet e vazhdueshme, kryesisht në nivel dhomash dhe në nivel biznesesh, janë të nevojshme dhe mund të sjellin rezultate të shumëanshme.
Për shembull në Greqi organizohen një sërë panairesh ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me Dhomën tuaj mund të organizohen takime ndërmjet blerësve tregtarë nga Shqipëria dhe takime me biznesmenë grek, me qëllim që të merren menjëherë në konsideratë mundësitë dhe gjasat për bashkëpunim. Aktivitete të tilla të biznesmenëve nga Shqipëria mund të organizohen dhe për panaire të tjera, seminare informative apo konferenca në Greqi, për aq kohë sa ka interes nga ana e anëtarëve tuaj.
Përkatësisht, panairet që organizohen në Shqipëri, konferencat etj, këto bëhen të ditura nga ne te të gjitha dhomat, sektorët e biznesit, me qëllim që të informohen gjithë biznesmenët e ineresuar për këto aktivitete.
Në çdo rast, do doja t’iu siguroja se stafi i Zyrës sonë dhe unë personalisht, jemi gjithmonë në dispozicionin e Dhomës tuaj dhe të anëtarëve tuaj, për përkrahjen e çfarëdo lloj iniciative dhe për dhënien e çdo ndihmese që do të mund të ndikonte për mirë te zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të biznesit.

Për këtë qëllim, do doja të bëja të ditur edhe njëherë, përmes revistës tuaj, të dhënat e Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Greke në Tiranë dhe t’i ftoja anëtarët tuaj, nëse do t’iu nevojitet ndonjë informacion apo takim, të kontaktojnë direkt me ne në telefonat e mëposhtëm: +355 4 2228980 dhe 2247323, fax: 2228979 dhe e-mail: ecocom-tirana@mfa.gr.