Category: News
Lajme anëtarësh
Boga & Associates
Business Monitor International ('BMI') nxori Raportin e saj për Parashkimin e Bizneseve gjatë 10 viteve për 175 vende, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Studioja ligjore, Boga & Associates, anëtare e Dhomës Greko-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë, është firma e përzgjedhur për të ilustruar zhvillimin e kuadrit ligjor shqiptar dhe sistemit gjyqësor.
Analiza e raportit BMI paraqet:
"Zhvillimi i tregut ligjor është edhe një sinjal pozitiv për sistemin gjyqësor të Shqipërisë. Firmat lokale të tilla si Boga & Associates janë ndër kryesoret në treg dhe fitojnë dhe me eksperiencë shumë të mirë në fusha të rëndësishme tregtare, duke përfshirë sigurimet dhe proceset gjyqësore bankare, privatizimet, shkrirjet dhe blerjet dhe ligjet e pasurive të patundshme.
Githashtu ekziston edhe një prani e vogël, por në rritje e firmave të huaja në treg nga Austria dhe Italia veçanërisht me seli në Tiranë".
BMI është një firmë që merret kryesisht me studimin e industrive dhe rrezikut kryesor të një vendi dhe ofron mbulim gjithpërfshriës të 175 vendeve dhe 23 industrive. Ajo ofron mbulim të strukturuar të çdo vendi dhe industrie, duke vënë në zbatim metodat e vlerësimit të rrezikut.
Me ritme të shpejta po përfundon ndërtimi i objekteve të ALUMIL në Kosovë.
Një tjetër bashkëpunim ndërmjet kompanive-anëtare të dhomës, po zhvillohet me sukses.
Kompania MT Kosove Shpk, e Grupit MT (MT Construction Shpk – MT Fidias Shpk – MTC Energy Shpk – MTC Energy O.E) e zotit Manthos Triandafillos, ecën drejt përfundimit të ndërtimit të objekteve të reja të kompanisë ALUMIL në Kosovë (3.000 m2 magazina, 500 m2 ambjente të shërbimit të klientëve, 600 m2 ambjente zyrash, nënstacion i rrymës elektrike) sipas planifikimit, dhe pritet të bëhet dorëzimi i gjithë objektit në fund të muajit maj 2011.

