< Lajme anëtarësh
18.05.2011 04:02 Age: 1 yrs
Category: Aktivitete

Takim me temë “Ballkani"


Takim me temë “Ballkani”

Në datën 13 Prill, në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit në Tiranë, përballë një publiku të zgjedhur, u zhvillua biseda e tryezës së rrumbullakët me temë “Ballkani i shek. XIX, skena e kryengritjeve të popujve, që  solli zgjimin e ndërgjegjes së tyre kombëtare, duke rezultuar në krijimin e shteteve të pavarura ballkanike dhe largimin e Perandorisë Osmane nga territori i Evropës”. Ky takim u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës dhe nga Universiteti i Neë York-ut në Tiranë.

Të pranishëm ishin përfaqësues të zyrës së Presidentit të Republikës, të Ambasadës të Republikës së Greqisë në Shqipëri, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Zhani Ciko, Drejtor i Teatrit të Operas dhe të Baletit, pedagogë, studiues dhe studentë të Universitetit të Tiranës, etj.

Fillimisht fjalën e mori një nga organizuesit e veprimtarisë, z. Jakumis, drejtor i Fondacionit Grek të Kulturës në Tiranë dhe pedagog në Universitetin e Neë York-ut, i cili theksoi dy cështje: çfarë e bashkon Ballkanin dhe cili ishte qëllimi i kësaj bisede.

Folësit e seminarit, Dr, Apollon Baçe, Dr. Aristotel Spiro dhe Dr. Ardian Klosi në fjalët e tyre, duke iu referuar ngjashmërive të popujve ballkanikë, me shembuj historikë, shoqërorë dhe folklorikë, konkluduan se duhet të gërmohet në subkoshiencën historike të këtyre popujve dhe urat lidhëse nëpërmjet të cilave ata do të afrohen me njëri-tjetrin, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët, që do të kapërcejë tensionet e shek. XX. Pas komenteve të drejtuesit të bisedës, po aq edhe të pjesëmarrësve, vijuan bisedat në grupe mes auditorit dhe referuesve.