< Intervista me Presidentin e Ri të Dhomës Greko - Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë
11.05.2011 07:58 Age: 1 yrs
Category: Aktivitete

Workshop me temë Burimet e Rinovueshme Energjetike


Workshop me temë Burimet e Rinovueshme Energjetike

Në datën 21 Mars, Sekretari I Përgjithshëm, z. Emm. Zarogiannopoulos, përfaqësoi Dhomën Greko-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë, në konferencën e organizuar nga METE pranë hotel Sheraton, me temë zhvillimet në sektorin e Burimeve te Rinovueshme Energjetike (BRE).
Ceremoninë e hapi Kryeministri i vendit, z.Sali Berisha, i cili theksoi ndër të tjera rëndësinë e prezencës Austriake në sektorin e BRE në Shqipëri, duke iu referuar  disa prej veprave më të mëdha hidroelektrike, të cilat kanë marrë përsipër edhe Rrjetin Shpërndarës, që i  bën ata, ndryshe nga cdo vend tjetër Evropian, partnerin strategjik në këtë sektor.
Fjala e kryeministrit bëri të qartë objektivën e qeverisë për të avancuar në lehtësimin e zhvillimit të  Burimeve të Ripertëritshme të Energjisë edhe nëpërmjet legjislacionit dhe cdo forme tjetër, me qëllim kryesor në vitet e ardhshme, Shqipëria të bëhet një nga “vendet udhërrëfyese” në energjinë e gjelbër (Leading GREEN PLAYER in Europe).
Pajtueshmëria me objektivat e Kopenhagen-it 2009 (Copenhagen appeal, e njohur si 20-20-20) bëhet e mundur, me faktin  se në fazën aktuale janë duke u ndërtuar 36 hidrocentrale në kombinim mekuadrin  ligjor  që do të favorizojnë realizimin e investimeve të energjisë së erës dhe asaj diellore. Shqipëria, implementon politika bashkëkohore në sektorin e energjisë dhe është e gatshme të adoptojë ndryshimet e nevojshme për t’u përputhur plotësisht me politikat e Bashkimit Evropian.
Në ceremoni , morën pjesë, personalitete të Shqipërisë, kryesisht drejtues të Ministrive kompetente si dhe relatorë të denjë nga organe ndërkombëtare shtetërore dhe të biznesit.